Fëmija 5-vjeçar i cili ra nga xhami i pasmë i makinës së babit të tij është në gjendje të rëndë dhe është futur në reanimacion, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.
Ndërkohë burimet e syri tv bëjnë me dije se aktualisht gjendja shëndetësore e fëmijës është stabilizuar por ende nuk dihet nëse rreziku për jetën ka kaluar ose jo.
Megjithatë mjekët po bëjnë ekzaminimet e nevojshme për të parë gjendjen e tij. Kujtojmë këtu se fëmija 5 vjeçar kishte marr plagë në pjesën e pasme të kokës dhe me çrregullime të frymëmarrjes.
Ndërsa policia përveç informacionit zyrtar të mbrëmshëm ende nuk ka detaje te reja, por po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.