Shpërthimi i karburantit në Kombinat, arrestohet…

0
166

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme u përplas me motor me depozitën e një gazi në një pikë karburanti, duke sjellë edhe shpërthimin në flakë.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale M.B., i cili akuzohet për “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit” sqaron policia.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here