Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-dëshmi të fortë, me zë dhe figurë të vitit 2009, ku kryeministri i sotëm Edi Rama shprehej fuqimisht kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit.
Ky eshte shperthimi me ze dhe figure i Edvin Kristaq Zografit kunder rruges se Kombit dhe Kosoves (kombit te tyre). Ndiqeni videon sipas deshires! sb
“Me haraçin që oborri kryeministror u ka marrë shqiptarëve për Rrugën e Kombit të tyre, mund të ndërtoheshin nga e para të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit, të çdo fshati të Tropojës, Kukësit dhe Hasit; të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat që u duhen fëmijëve të këtij qarku; të gjitha qendrat shëndetësore që u mungojnë të sëmurëve; të gjithë ujësjellësit dhe kanalizimet që u duhen shtëpive dhe fushave të qarkut, pa ujë për të pirë dhe vaditur…”