Pritet autopsia për shqiptaren e vrarë në Francë, u gjet gjysmë e zhveshur dhe e djegur

0
136

Vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e vrasjes së shqiptares 37 vjeçare e cila punonte si punëtore seksi në Kanë.

Më 25 dhjetor viktima u gjet nga kalimtarët në një park në Mougins të Francës.

Ajo ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe dyshohet se është vrarë natën e krishtlindjeve.

Prokuroria kërkon të bëhet kujdes, raportojnë mediat franceze.

Të hënën pritet që trupi i viktimës ti nënshtrohet autopsisë. Trupi i 37 vjeçares u gjet gjysmë i zhveshur dhe i djegur.

Ka dyshime se viktima nuk është vrarë në vendin ku është gjetur por është transportuar aty pas krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here