Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të mbikalimit të Laçit.
Nga përplasja dyshohet se një person se ka humbur jetën. Një makinë ka përplasur një motor në rrugën Laç-Milot.
Mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i motorrit. Policia në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet e rastit.
Policia e Kurbinit/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek ‘Mbikalimi i Patokut’, automjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.