Media e shpalli si çiftin më romantik të 2019-ës, por në këto foto paparazzi të shkrepura në një nga kinematë në periferi të Tiranës, nuk duken aq romantikë sa më parë.
Ndoshta bashkëjetesa e ka zbehur romancën, janë të lodhur ose po tregohen të kujdesshëm për t’u shfaqur sa më të përmbajtur në një ambient publik siç është kinemaja.
Këtë vjeshtë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori i emisionit “Dua të bëj lumtur”, Eduart Grishaj, dolën në publik të kapur dorë për dore si të fejuar.
Për këtë deklarim të lidhjes me bindje të plotë në publik, ata kishin zgjedhur premierën e filmit të parë të Eduart Grishajt, me titull “Gjyshja”.
Ai krahu i saj i djathtë, si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo krahu i tij i djathtë në debutimin e tij në kinema, duket se po shijojnë gjithçka në maksimum. Por ndërkohë që dalin në publik bashkë, burime pranë “Panorama Plus” treguan të tjera detaje për jetën e çiftit. Ata këtë fundvit nisën bashkëjetesën në shtëpinë e Arbanës, në një nga zonat luksoze të Tiranës.
Momente nga bashkëjetesa e lumtur e tyre i ka zbuluar vetë Eduarti, i cili e komplimenton pafund partneren e famshme për gatimet e saj të shijshme, një pasion ky që Arbana prej disa vitesh e ka kthyer ndër prioritetet e saj.
Kështu, pas botimit të librit të parë disa vite më parë, ajo erdhi në Panairin e Librit me librin e dytë dedikuar gatimit, brenda të cilit gjenden recetat unike të saj. Moderatorja e njohur është kthyer në tregun e librave me të tjera zbulime gastronomike, ku në recetat e saj do të zbulohet gjithë fantazia për receta speciale.
Gjithsesi, u urojmë një vit të lumtur, ashtu si titulli i emisionit të tyre, “Dua të të bëj të lumtur për vitin e ri 2020!
Panorama Plus