Dënohet me 5 vjet burg xhihadisti kosovar, i veshi të birit 3 vjeçar jelekun eksploziv

Gjykata e Prishtinës e shpalli fajtor Visar Qukovcin për veprën penale “Pjesëmarrje në terrorizëm”. Visar Qukovci është dënuar me  burgim prej 5 vite e 6 muaj për dy veprat penale: “Pjesëmarrje në terrorizëm” dhe “Keqtrajtim i fëmijës”.

Sipas  prokurorisë Visar Qukovci, në prill të vitit 2014 me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS së bashku me A. U., nga fshati Nerodimei Ferizajt, kishin iku nga Kosova për të shkuar në Siri duke kaluar nga Hani i Elezit për në Maqedoni, pastaj nga Maqedonia në Bullgari, pastaj nga Turqia në Siri, njoftoi Kallxo.com.

Qukovci, me të mbërritur në Siri ishte pritur nga pjesëtarët e kësaj organizate e më pas ishte sistemuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, e gjatë gjithë kohës ishte i veshur me uniformë, i pajisur me armë automatike dhe jelek me eksploziv.

Qukovci në shtëpinë që ia kishin dhënë anëtarët e ISIS-it, kishte veshur me jelek me eksplozivë (hizam) djalin trevjeçar duke i dhënë edhe automatikun i kishte thënë “merre kallashin gjuaj bam-bam”, të gjitha këto veprime i ka inçizuar në video kamerë.

Në dhjetor të vitit 2017, Qukovci u arrestua nga Forcat Demokratike Siriane, që e mbajtën deri në prill të këtij viti  e më pas është riatdhesuar në Kosovë.

Dënohet me 5 vjet burg xhihadisti kosovar, i veshi të birit 3 vjeçar jelekun eksploziv

Njoftimi zyrtar/ Kjo është arsyeja pse u

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko