Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook, i përgjigjet video-mesazhit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa fliste për veten e përshkroi atë si një njeri që nuk gënjen.
Këlliçi ka disa pyetje për shefin e qeverisë.
“Nuk genjej thote Edi Rama! Por per Elvis Roshin qe na tha eshte i paster a genjeu? Po per 350 funksionare shtetore qe ishin me precedente penela, a genjenu kur u thoshte shqiptareve qe nuk ka ne parlament e qeveri persona te inkriminuar? A ka kerkuar ndonjehere falje der me sot?!
Per blerjen e votave a genjeu? I dolen fakte te pakontestueshme nga pergjimet e prokurorise dhe prap s’kerkoi falje! Po per Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a genjeu serish kur i mbrojti para qytetareve?! A ka kerkuar falje per ta?!
Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per para dhe pushtet dhe kete tashme e di cdo shqiptar! Propaganda e tij nuk njeh kufij, por me te nuk mbush dot as barkun bosh te shqiptareve, e nuk ngroh dot mijra familje qe presin vitin e ri ne te ftohte, pa ngrohje, pa shtepi, pa ushqim te mjaftueshem!”