Ndarja nga jeta e Shyqyri Rrelit, Duka: Një figurë e madhe e Tiranës…

0
116

Kreu i FSHF-s, Aramnd Duka ka reaguar në “Instagram”  për ndarjen nga jeta të  Shyqyri Rreli. Duka ngushëllime familjes, për humbjen e njeriut të shtrenjtë. Kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, e cilëson Rrelin si një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar, dhe një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë, që fitoi zemrat e sportdashësve.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta.

Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportadëshve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor”, shkruan Duka.

Homazhet për Shyqyri Rrelin zhvillohen sot ne oren 12 deri ne 14:00 te Air Albania Stadium.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here