Tentuan të shkonin në Londër me dokumente false/ Arrestohen dy shqiptarë….

0
154

Autoritetet hungareze kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një ukrainas në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas Hungary Today, tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore.

Ata do të udhëtonin për në Londër nga aeroporti Debrecen, po u arrestuan në momentin që u prezantuan me letërnjoftim të rremë.

Për tre të arrestuarit ka filluar procedimin penal nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here