Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri u prit pa fishekzjarrë për shkak se janë të ndaluara me lígj. Megjithatë shqiptarët nuk u mjaftuan me spektaklin e organizuar nga Bashkia dhe kanë nxjerrë nga sëndukët ármét që mbajnë në shtëpi.
Me kálláshë, e pístóletë, të gjithë në momentin e ndërrimit të viteve kanë qéllúar në ajër duke i përdorur ármét rëndom si fishekzjarrë.
Edhe pse më mijëra fishéké janë hedhur në ajër, askush nuk është raportuar që të shkojë në spítål me léndíme nga ndonjë plúmb qórr. Ç’ka tregon se shqiptarët kanë një shënjestër të shkëlqyer, duke mos u ndikuar as nga errësira.
‘Snåjpéristat’ u kujdesën që të risillnin për pak vitin e largërt të ’97, kohë kur të qéllojé me årmé ishte normale.
E megjithatë edhe pse pólícia ka qënë në patrullim gjithë kohën, nuk ka shoqëruar asnjë ‘trim’ që mendon se fishekzjarrët janë të rëndomtë. Në njoftimin e mëngjesit të sotëm, Pólícía deklaron se nata është kaluar pa asnjë íncídent, edhe pse pamjet tregojnë qartë se thuajse çdo rrugë në Laç, Tiranë e Fushë-Krujë është e mbushur me gëzhoja.
Nëse njerëz kanë artíleri årmésh në shtëpi e fishéké, e nisin të qéllojné për qejfin e tyre nuk quhet íncídent, atëherë çfarë quhet?
Mbase Pólícía pret që të shënohet ndonjë víktímë për të ndërhyrë.