Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli mesa duket nuk e ka pikën e tij të fortë numërimin mbrapsht. Teksa ishte në skenë me qytetarët dhe po priste momentin e ndërrimit të viteve nis numërimin duke e bërë lëmsh.
Leli në vend që t’u thoshte vlonjatëve Gëzuar Vitin e Ri 2020, u ka thënë Gëzuar Vitin e Ri 2019. Megjithesë kjo ngatërrese mund t’iu ndodhë të gjithëvë, Leli ka bërë gafën e rradhës te numërimi mbrapsht…
Me mikrofon në duar në sy të të gjithëve Leli ka nisur numërimin duke thënë 5,6,4,3,2,1.Gëzuar 2019, 2020-ën.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, duket që ka qënë i emocionuar nga festa e ndërrimit të viteve dhe prandaj është ngatërruar.