Goditi në dorë një besimtare, vjen reagimi nga Papa: Kërkoj falje për shembullin e keq që dhashë…

0
137

Papa Françesku ka kërkuar falje për gjestin që bëri ndaj një besimtareje, e cila këmbënguli t’i kapte dorën Atit të Shenjtë.

Në këtë moment, Papa u nervozua dhe e goditi në dorë, ndërsa videoja u bë virale. Papa Françesku ka shfrytëzuar meshën e Vitit të Ri për të kërkuar falje dhe për të dënuar dhunën ndaj grave.

“Na ndodh gjithmonë të humbim durimin. Edhe mua më ndodh. Kërkoj falje për shembullin e keq që dhashë”, u shpreh ai. Papa e quajti dhunën ndaj grave si një përdhosje të Zotit dhe bëri thirrje që ato të trajtohen me më shumë dinjitet nëse duam një botë më të mirë për Vitin e Ri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here