Nga Ylli Manjani/
E vërteta e parë e këtij viti.
Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.
100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.
Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.
Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.
Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.
Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!
Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.
Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj s’ka se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.
Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…
Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:
A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!
Cili është konkluzioni?!
Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua?
A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?
Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “s’merremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë.