Erisa Zagori, 15 vjeç rezulton të jetë e zhdukur që prej datës 1 janar 2020. Adoleshentja ishte kthyer bashkë me familjen nga Austria për të festuar ndërrimin e viteve në Kosovë, por që prej të mërkurës ajo nuk është parë më nga askush. Ajo është ndarë nga nëna e saj në Stacionin e autobusit dhe që prej atij momenti, familja vijon t’a kërkojë.
“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjare . /Telegrafi