Lindita u qëllua sapo hapi derën/ ‘Do të lëndoj aty ku të dhemb më shumë’

0
135

Policia australiane është në pritje për të marrë në pyetje babain e Lindita Musait, që e qëlloi për vdekje atë dhe bashkëshortin Veton Musai në vigjilje të Vitit të Ri.

Sipas mediave australiane, çifti u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt.

Babai Osman Shaptafaj mendohet se qëlloi fillimisht mbi vajzën 25-vjeçare sapo ajo hapi derën pas trokitjes.

Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet me plagë në kokë disa metra më larg.

Një dëshmitar tha se kishte parë një burrë te dilte nga një shkurre dhe të qëllonte veten në kokë. Pasi u shemb në tokë, në mënyrë të pabesueshme ai u ngrit sërish dhe përsëriti të njëjtin veprim.

“Daily Mail Australia”, referuar dëshmisë së një të afërmi, shkruan se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë marrëdhënia e vështirë që Osmani kishte me të bijën dhe mos pranimi që ajo të fillonte një jetë të re.

Ndërkohë ky lajm u përgënjeshtrua nga një i afërm i Vetonit, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania u shpreh se Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babain e saj, por me nënën dhe vëllain e saj.

“Ajo jetonte me mamanë dhe vëllain e saj para martesës. Vetoni është nga Struga, kurse Lindita nga Ulqini”– shkruan qytetari.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe një mike e çiftit, e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku rrëfen se si e njihte Linditën dhe Vetonin.

Ajo shprehet se Lindita me Vetonin ishin njohur që fëmijë dhe ishin të dashuruar marrëzisht, shumë të sjellshëm, të edukuar dhe një nga çiftet më të bukur që ka parë ndonjëherë.

Mikja e çiftit, e cila jeton në Australi, rrëfen edhe raportin që kishte nëna e Vetonit me Linditën, të cilën e quante bijë dhe e trajtonte si vajza që nuk e kishte patur kurrë.

Ashtu si kushëriri i Vetonit, mikja e viktimave tregon se Lindita është rritur pa babain, pasi prindërit e saj janë divorcuar shumë vite më parë.

Më tej, ajo thotë se ai kurrë nuk u kujtua për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës se do ta lëndonte aty ku i dhembte më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here