Kënga “Axhamiu” ka qenë një ndër hitet e këngëtarit Shpat Kasapi në vitin 2004 kur ai edhe sapo ishte prezantuar për publikun.
Një djalosh shumë simpatik dhe një frymë e re në muzikën shqiptare, bëri që Shpati të adhurohej nga shumë vajza në atë kohë.
ai solli shumë produksione muzikore të cilat rezultuan shumë të suksesshme, duke bërë që djaloshi 19-vjeçar të kthehej në një idhull për bashkëmoshataret e tij dhe jo vetëm.
E siç duket kjo karrierë e këngëtarit ka bërë që ai të bëhët i kërkuar në treg ku dhe pagesat që ai merr qenkan të majme.
I ftuar së fundmi në “Glamour Zone” nga Ester Bylyku në Rtv Ora, këngëtari zbuloi shifrat e çmendura që fiton nga koncertet.
Ai u shpreh se në vit fiton 80 deri në 120 mijë euro.
Një shifër kjo e konsiderueshme për tregun shqiptar.