Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd/ LSI dënon ashpër aktin: Ngjarje që kërkon hetim dhe ndëshkim të fajtorëve

0
149

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për sulmin ndaj ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Beograd.

‘Në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare për paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike, kjo ngjarje kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve.

 Ne vlerësojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes shteteve, si dhe shkojnë kundër frymës të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit mes dy vendeve që kanë objektiva të përbashkëta për Integrimin në Bashkimin Evropian.

 

 

 Integrimi i vendeve të rajonit tonë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian do të ndodhë pasi secili vend të ketë garantuar standartet e maturisë politike, paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit mbi vlera të përbashkëta të Evropës së Bashkuar.’-thuhet në deklatatën e LSI-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here