Publikohet ngjarja e rëndë/ Ish-i burgosuri politik: Ja si e rrahu për vdekje policia serbe Albin Kurtin në burg…

0
156

Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli ka bërë publike një ngjarje që ka ndodhur vite më parë në burgun e Lipjanit, ku mes atyre që vuante dënimin ishte dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar se si serbët e kishin rrahur gati për vdekje Kurti. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qershor të vitit 1999.

“9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit. Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet.

Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysmë zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti…”, shkruan në mesazhin e tij Enver Dugolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here