Era e fortë ka pushtuar edhe Tiranën pas mesditës së kësaj të diele.
Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.
Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës.
Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz.