Pak kohë më parë u përfol se Stine ishte rikthyer me ish-bashkëshorten, Gracielën dhe lajmet paskan qenë të vërteta. Çifti janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku pranuan se janë bashkë.
Stine dhe Graciela u bënë pjesë e një loje me pyetje, ku treguan edhe cili prej tyre e mori iniciativën për t’u bashkuar.
Stine dhe Graciela treguan se të dy e morën vendimin për t’u ndarë dhe të dy e morën vendimin edhe për t’u ribashkuar. Pavarësisht zënkave, ata treguan se nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin.