Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka denoncuar thirrjet anti-shqiptare të bëra dje në mbrëmja nga protestuesit serb në Beograd. Në një postim në Facebook, Shehu publikon një video ku protestuesit ndodhen para ambasadës malazeze në Beograd dhe mes të tjerash bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.
Shehu shprehet se Presidenca shqiptare e OSBE duhet të reagojë për këtë incident.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
“Mbrëmë në Beograd: «Kush nuk kërcen është shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht! Si dikur kënga e nazisteve për hebrenjtë…. Protestat me thirrje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbrëmë kanë pasur elemente të tille dhe kundër shqiptarëve.
Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbezon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thirje per distancim te autoriteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacione mos te perseriten e te thellohen rrezikshem.
Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetim» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremiste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilizuese per te gjithe Rajonin.
Unë nuk pres që të reagoje a protestoje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyroje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj”.
ISPRED AMBASADE CRNE GORE U BEOGRADU!
Podrska za narod u Crnoj Gori!