Pas përplasjeve dhe akuzave publike, Peka dhe Lesi kanë bërë paqe!

0
118

Drejtuesi i portalit dhe televizionit “Syri” Çim Peka dhe botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi kanë vendosur paqen mes tyre. Marëdhënia mes tyre në gjithë këto vite nuk ka qenë ajo e dy kolegëve që salutohen me kënaqësi apo edhe konsumojmë një kafe apo një drekë, sic ndodh shpesh mes gazetarëve, ku tryezës së tyre nuk nguron ti bashkohet edhe ndonjë kokë e politikës. Që nga ngritja e portalit “Syri”, i cili atë kohë mori gjithë vëmendjen e opozitarëve, marëdhënia mes Pekës dhe Lesit ka qenë gjithnjë e tensionuar.

Kulmi i këtij tensioni arrit në vitin 2018, kur në “tenxhere” ishte çështja e vëllait të Fatmir Xhafës asokohe ministër i Brendshëm. Lesi përmes gazetës së tij nuk e sulmoi Xhafën duke ngritur edhe disa piketa dyshimesh mbi çështjen e cilësuar si kalë beteje në atë kohë nga opozita.  Ky qëndrim editorial nuk u përtyp atë kohë nga “Syri” i cili përmes një editoriali të titulluar “Gazetar, apo avokatë të drogës?!” shkruante se analistët Andi Bushati, Mustafa Nano, Shpëtim Nazarko, botuesi Nikoll Lesi dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi, po bëjnë avokatinë e Fatmir Xhafës në media.  “Interesant në këtë front është rasti, i Nikoll Lesit. Ditët e fundit, edhe duke u investuar personalisht me editoriale të nënshkruar me pseudonimin mediatik të preferuar, “Spiten Prulli”, në gazetën e tij “Koha Jonë” po bëhet një avokaturë teje e fortë ndaj Fatmir Xhafajt dhe detyrimisht edhe ndaj të vëllait; sepse në fakt ai dhe veprimtaria e tij kriminale është thelbi i çështjes.”, shkruante aso kohe portali i Pekës.

Në kundërpërgjigje, Lesi me editorialin me titull “T’i përgjigjem Syrit të Çimit apo pronarit të Pekës”, ju përgjigj Pekës me doza të forta ironie duke nënvizuar ndër të tjera: “ Në lidhje me rastin e të vëllait, Agron Xhafaj mendoj, për aq informacion sa kemi deri më sot, se përgjegjësia mbetet në botën kapitaliste dhe demokratike, krejtësisht individuale. Është njëlloj, ndonëse çdo krahasimi çalon, që sikur Avenir Peka, një nga zyrtarët më korrekt dhe të ndërgjegjshëm që kam njohur në selinë blu, të ndëshkohet apo të penalizohet prej të vëllait të tij, Çim Peka, i cili drejton portalin e “Syri.net”.

Dhe sërish po atë ditë nuk mungoi përgjigjja e Pekës, ku theksonte se titulli i “Syrit” mbyllej me (?). “Kur e mbron prej një jave një ministër që ka rënë në rrjetën e trafikut qoftë edhe prej vëllait, ka detyre ligjore ta arrestojë por nuk e bën, madje e mbron dhe e trajton si biznesmen, ka detyrimin edhe vetë ti nënshtrohet ligjit “antimafia” por prapë nuk e bën, një pyetje bëhet mik.”

Që nga kjo kohë përplasjesh publike, Peka dhe Lesi kanë ruajtur marëdhënie të distancuara, megjithëse nuk mungojnë miqësitë e përbashkëta si mes kolegëve ashtu edhe në politikë.

Por me sa duket armiqësia mes tyre ka marrë fund. Prej muajsh mësohet se Peka dhe Lesi kanë riafruar marëdhënien mes tyre. E ndërsa ditën e sotme, televizioni “Syri” kishte marrë në intervistë në lidhje me zhvillimet e pritshme politike për 2020 pikërisht botuesin e “KohaJonë” Nikollë Lesi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here