Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se reforma e vetme zgjedhore që duhet realizuar me çdo kusht është ajo e asgjësimit të shit-blerjes dhe kriminalizimit së votës së shqiptarëve.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se vetëm dënimi ekstrem dhe i pamëshirshëm i këtyre, është reforma zgjedhore e vërtetë, ndaj dhe diskutimet e tjera janë thjeshtë humbje kohe.
Postimi i plotë:
Asgjesimi i shitblerjes dhe kriminalizimit te votes kjo po eshte reforma, te tjerat…..
Reforma zgjedhore ka vetem nje çeshtje per te zgjidhur.
Ka vetem nje problem qe shkaterron zgjedhjet.
Ka vetem pergjigje qe duhet te jape
Eshte kriminalizimi dhe shitblerja e votes.
Denimi ekstrem dhe i pameshirshem i ketyre kjo eshte reforma zgjedhore e vertete.
Diskutimet e tjera jane vanitete dhe humbje e kote kohe.
Shitblerja dhe kriminalizimi i votes ç’monton dhe ben zero cdo sistem zgjedhor dhe cdo teknologji identifikimi e numerimi te votes qofshin keto edhe me modernet e me te sofistikuarat.