Videomesazh/ Kurti publikon emrat e ministrave, kërkesë…

0
115

Me një videomesazh, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para takimit më presidentin Hashim Thaçi, bëri të ditur se kush do të jetë zëvendëskryministër i dytë dhe 5 ministra në kabinetin e tij.

Një veprim të tillë e ka bërë pavarësisht se ende nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, gjë të cilën e ka pohuar edhe në videomesazh.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti në videomesazh.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja që ta bëjë të njëjtin veprim, duke propozuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e koalicionit të mundshëm ndërmjet dy subjekteve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here