E qëlluan me snajper nga taraca/ Ja çfarë filmoi kamera gjatë vrasjes në Rrëshen…

0
179

Sot në mëngjes në Rrëshen të Mirditës është ekzekutuar biznesmeni Kastriot Reçi, i cili kishte nën pronësi edhe një televizion lokal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanëeb” detaje nga vrasja që tronditi Mirditën e vendin.

Bëhet me dije se Reçi është qëlluar nga tarraca e një pallati në një distancë rreth 150 metra.

Ekzekutori e ka lënë më pas snajperin në katin e parë të pallatit. Burime policore bëjnë po ashtu me dije se ekzekutori më tej është larguar me vrap në këmbë dhe se ishte i maskuar.

Vrasësi është kapur nga një kamera sigurie në zonë, por identifikimi është i vështirë, pasi ka maskë në kokë. Bashkëshortja e viktimës ka mohuar konfliktet e mundshme të Reçit me persona të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here