Miliona njerëz ndodhen në qytetin e lindjes të komandantit të lartë, Qasem Soleimani, i cili u vra me një dron nga ushtria amerikane. Të paktën 35 persona raportohet se kanë humbur jetën gjatë funeralit të gjeneralit. Turma është përfshirë në kaos, duke shkaktuar edhe viktima, pasi janë shtypur me njëri-tjetrin. BBC shkruan se ky qytet është një ”qytet shkretëtirë”, i rrethuar nga malet. Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti dhe shpërthimi të një lufte midis SHBA dhe Iranit.