Nuk përmbahet aktivisti i njohur, shpërthen në akuza: Një tufe k*rvash dhe b*thq*rash….

0
119

Aktivisti Briken Fejzullai, i cili për disa kohë ka qenë edhe kryebashkiaku i natës dhe një prej bashkëpunëtorëve të kryebashkiakut Erjon Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve që të reagojnë lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi opozita politike nuk inspiron qytetarët për ndryshimin.

“Shqipëria, është kapur për fyti prej një tufe k*rvash dhe b*thq*rash (dhe nuk flas për gay), ndaj sot më shumë se kurrë, është koha për një Opozitë prej vërteti, e cila ringjall shpresën dhe besimin e njerëzve se ky vend, mund akoma të shpëtohet”, shkruan Fejzullai.

Në vijim ai shton se në momentin që premton më shumë se pushteti dhe e mban fjalën më pak se ai (shih rastin e protestave), nuk mund të kesh kurrsesi konsensin e askujt me “dy pare” mend në kokë.

“Ndaj ose Opozita bën opozitën, ose, për të mirën e këtij vendi, duhet “të hapë urgjentisht krahun”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Fejzullait: 

SOT, SEPSE NESËR ËSHTË SHUMË VONË!

Shqipëria, është kapur për fyti prej një tufe k*rvash dhe b*thq*rash (dhe nuk flas për gay), ndaj sot më shumë se kurrë, është koha për një Opozitë prej vërteti, e cila ringjall shpresën dhe besimin e njerëzve se ky vend, mund akoma të shpëtohet.

Kjo e sotmja, e cila ka minimalisht gjashtë vjet që vërtitet nga “krevati te divani dhe anasjelltas”, nuk ka mbështetjen e askujt që nuk është militant, sado dashamirës dhe optimist qoftë ai.

Në momentin që premton më shumë se pushteti dhe e mban fjalën më pak se ai (shih rastin e protestave), nuk mund të kesh kurrsesi konsensin e askujt me “dy pare” mend në kokë.

Ndaj ose Opozita bën opozitën, ose, për të mirën e këtij vendi, duhet “të hapë urgjentisht krahun”.

Fatkeqësisht, sot si shoqëri jemi në fazën e fundit të degradimit total; atë të “vari trapin që arritëm deri këtu, vetëm larg nga b*tha ime”… dhe kur ti arrin në këtë pikë, historia na mëson se herët a vonë (më shumë herët, sesa vonë), do përfundojë edhe në b*thën tënde.

E sigurt, si vdekja!

Sot më shumë se kurrë; vendi ka nevojë për njerëz me dinjitet, të cilët flasin e ngrejnë zërin, për t’u dhënë kurajo atyre qindra mijërave kokëulurve që për një “kothere bukë”, janë detyruar të shesin shpirtin dhe dinjitetin derisa t’u dalë mundësia për të “çarë ferrën” sa më larg nga ky vend i bekurar prej Zotit e i mallkuar prej robit; të ngrihen e t’u tregojnë bastardëve, që ky popull është padron i fatit të tij.

Ftesë:

Ftohen të gjithë Intelektualët e heshtur të këtij vendi, të lënë mënjanë intersat e vogla personale dhe të dalin prej nga janë strukur e të ngrenë zërin, për të mirën e madhe të Shqipërisë. Përfshirë të fundit “Kalorës të Legjionit të Nderit” francez, Ismail Kadare.

SOT, sepse nesër, është shumë vonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here