Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për qeverinë e re/ Ja çfarë do të ndodhë nesër

0
125

Takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka zgjatur më shumë se tre orë, por ende nuk ka një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, para mediave nuk ka folur lidhur me takimin me liderin e Vetëvendosjes. Ai tha thjesht se nuk ishte i mërzitur me të dhe se do të takohen sërish ditën e nesërme.

“S’jemi kanë i dhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, u duk sikur LDK do të ndërpriste negociatat me VV-në për formimin e qeverisë së re. Në një dakordësi të mëparshme ishte lënë që kryetari i Kuvendit t’i jepej LDK-së. Presidenti Hashim Thaci deklaroi dje se i ka dhënë Albin Kurtit 48 orë kohë për të sjell zyrtarisht emrin e kryeministrit të ri të Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here