Laze Saliaj, kunati i 50-vjeçares, Drita Saliaj, shprehet i tronditur për Ora News nga vrasja makabre e saj.
Ai tregon se viktima prej një muaji jetonte vetëm në banesë, pasi i shoqi kishte shkuar në Greqi që në nëntor.
Si duket edhe 3 autorët e grabitjes, mes tyre një kushëri i afërt i burrit të viktimës (djali i djalit të xhaxhait), kanë shfrytëzuar këtë rast për kryer grabitjen e banesës.
Por pasi kanë hasur në rezistencën e gruas e kanë lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar.
Krimi i rëndë ka ndodhur me 5 janar por u zbulua vetëm pasditen e sotme, 7 janar.
“Është hedhur në një pusetë 15 metër të rezervuarit. Rezervuari ndodhet rreth 7 km larg shtëpisë dhe vetëm me makinë mund të transportohej” tregon kunati i viktimës.
Ai tha se bashkëshorti i viktimës ka udhëtuar me urgjencë drejt Fierit sapo e kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë.
“Ka mbërritur në Tiranë me avion është duke ardhur me taksi në Fier”.
Edhe gruaja e Lazes, Mjaftoni Saliaj, thotë se ngjarjen e morën vesh nga policia.
“Ishim në gjumë dhe u trembëm kur mori policia.Iku burri në 1:20 dhe erdhi në 7 të mëngjesit. Njoftova djemtë e saj. Ajo e shkreta nuk kishte asgjë, të gjitha lekët i kishte në bankë.Ajo shiti lopët, dhentë dhe kanë menduar se i mbante lekët brenda. Ai djali i kunatit është shumë i keq, 16 vjeç thonë po është 18. Edhe ai Sidi Shehu nuk e di si arriti në atë gjendje”.
Gruaja tregon se “kunatën e kishin lidhur dhe e kishin mbytur me shallë. Kishin thyer gota, sikur kishte rënë bombë. Kam 5 orë që kam ardhur dhe se kam rregulluar dot shtëpinë ashtu si e kishin katandisur”.
Mjaftoni flet edhe një marrëdhënie të ndërlikuar në vijimësi me familjen e kushëririt.
“Babai i tij që është në burg tani në Berat më ka rrahur kunatin. U kap në shtator për drogë. Ai rrahu kunatin për zënka të vogla.”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç (kushëriri), banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.