Tension në Rinas/ Qytetarët sherr me policinë pas falimentimit të “Fly Ernest”: Edi Rama të vijë këtu…(Video)

0
144

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka patur tensione të vazhdueshme gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë anulimi i fluturimeve nga kompania “Fly Ernest”.

Me dhjetëra qytetarë kanë prerë biletat me këtë kompani, por ajo nuk lejohet të ulet në aeroport për shkak se i është pezulluar licenca.

Autoriteti italian i Aviacionit Civil i pezulloi licencën, më 29 dhjetor, Fly Ernest për shkak se kishte detyrime në gjoba dhe tarifa të akumuluara në Itali. Por pavarësisht pezullimit, Fly Ernest nuk anuloi biletat që ishin prerë deri më datë 13 janar, ndërkohë që këta qytetarë nuk mund të udhëtojnë dot tani për shkak se kompanisë nuk i lejohet fluturimi.

E gjithë kjo situatë ka krijuar kaos sot në aeroport, me qytetarët që po përplasen me forcat e sigursë. Asnjë zgjidhje nuk po u jepet atyre për lekët që kanë shpenzuar dhe as për afatet që i presin në shtetet ku jetojnë.

Aeroporti i Tiranës në një postim në Facebook të martën, njoftoi pasagjerët që kanë rezervuar fluturimin me kompaninë ajrore Ernest, që deri më datë 13 janar, do të ketë ndryshime të orareve dhe anulim të fluturimeve.

Ndërsa Autoriteti shqiptar i Aviacionit Civil deklaron se: “kompania është duke operuar me kapacitet të kufizuar në avionë dhe staf operues. Kjo situatë ka sjellë edhe anulime dhe ri-skedulime të fluturimeve, por jo deri në pikën e ndalimit total të fluturimeve”./Top Channel

 

Autoriteti shqiptar i Aviacionit Civil sugjeron hapat që duhet të ndjekin pasagjerët që kanë prerë biletat me këtë kompani:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here