Fruthi bën “kërdinë”/ Mbi 6 000 vetë preken nga sëmundja

0
161

Më shumë se 6,000 persona kanë vdekur nga epidemia e fruthit në Republikën Demokratike të Kongos, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj Organizate, kjo epidemi është më e madhja dhe është duke u zgjeruar më së shpejti, pasi rreth 310,000 raste janë raportuar nga fillimi i vitit 2019.

Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë prezantuar një program urgjent të vaksinimit nga muaji shtator. Mungesa e infrastrukturës, sulmet në qendra shëndetësore dhe mungesa e kontrolleve të shpeshta është thënë të kenë vështirësuar parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes, shkruan Rel.

Fruthi është virus që përcillet me temperatura të larta. Kjo sëmundje mund të rezultojë me paaftësi gjatë gjithë jetës. Ajo me raste mund të jetë edhe vrasëse nëse shkakton pneumoni. Vlerësohet se rreth 110 000 persona vdesin brenda një vit si pasojë e kësaj sëmundjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here