Është shtyrë takimi mes kreut të Vetëvendosjes e atij të LDK-së. Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i parashikuar që të mbahet në orën 14:00, siç mëson KTV-ja, është shtyrë për në orën 15:00.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Vetëvendosjes, përmes një kumtese për media u bë e ditur se bisedimet mes partive janë intensifikuar.
“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, u tha në njoftimin për media.