Një dyshim më shumë mbi sigurinë e medikamenteve…

0
145

Nga Tritan Shehu.

Të shkosh në një farmaci e kërkosh një medikament A, ta ofrojnë me çmim X, me siglën e një kompanie, por me një ambalazh që psh. në Itali a Greqi e gjen ndryshe. Kërkesës së qytetarit për një të tillë ambalazh, farmacia i përgjigjet: “Po, kemi, veçse çmimi është Y, mjaft më i lartë nga i pari, megjithëse është po ai preparat e nga e njëjta kompani. Së paku kështu shkruhet. Vetëm fakti që A është prodhuar për në Shqipëri e bën të tregtohet me çmime kaq më të ulëta.

Une nuk besoj se kjo vjen thjesht nga një politike speciale çmimesh për Shqipërinë e kompanive! Kjo kërkon investigim dhe forcimin e sigurisë medikamentoze, e cila kryesisht për arsye klienteliste e korruptive është e cenuar seriozisht te ne, veçanërisht kur në botë 1 në 10 medikamente është “fake”:

1 – Duke rivendosur kushtin ligjor te importit te medikamenteve ne Shqiperi vetem te çertifikuara nga EMA, FDA e qe qarkullojne ne vendet e BE, ShBA, Zvicer etj te ketyre standarteve.

2- Konsolidimin e “Vigjilences Farmaceutike”, veçanerisht me obligimin e implementimit te sistemit “Track and Trace”, per te minimizuar çdo devijim, importet paralele, ne teresi “fake drugs”.

3- Detyrimin e kontrollit te medikamenteve ne Shqiperi nga Agjensia jone, por nen supervizionin e nje agjensie te konsoliduar, mundesisht publike, te nje prej vendeve kryesore te BE.

4 – Detyrimin e prodhuesve dhe farmaceutikes vendase per t’u pajisur me çertifikim nderkombetar per standartet europiane te GMP, GDP e GFP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here