Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka dhënë detaje të reja rreth pasagjerëve në bordin e aeroplanit, që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teherani, me destinacion Kievin.
Në mesin e pasagjerëve të aeroplanit ishin 82 shtetas iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (dy pasagjerë dhe nëntë persona pjesë e ekuipazhit), 10 shtetas suedezë, katër nga Afganistani, tre nga Gjermania dhe tre nga Mbretëria e Bashkuar.
Informacionet i ka konfirmuar gjithashtu edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Ukrainës, raporton “The Guardian”, duke thënë se 11 shtetas ukrainas vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani ukrainas në Iran, përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.
Në një deklaratë urgjente, raporton Reuters, “Ukrainian International Airlines” tha se po pezullonte fluturimet për në Teheran të planifikuara për një afat të pacaktuar dhe se avioni i rrëzuar kishte ditën e kontrollit të planifikuar të hënën.
Linja ajrore tha se po bënte gjithçka të mundshme për të zbuluar shkaqet e rrëzimit dhe se po jepte të gjithë ndihmën e mundshme për të afërmit e viktimave.