Dy emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë në vendet e punës në Itali, raportojnë mediat vendase.
Një emigrant shqiptar është rrëzuar nga skela ditën e sotme gjatë një punimeve në një pallat në Milano.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.45, ndërsa mendohet se ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.
Shqiptari ndodhet në gjëndje kritike për jetën ndërsa po kurohet në spitalin Niguarda të qytetit.
Autoritetet kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti në punë.
Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.
Një punëtor shqiptar 34 vjeç është rrëzuar nga një lartësi 10 metra ndërsa po punonte në çatinë e një ndërtese. Ai ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin lokal ndërsa gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë kritike.