Në një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak.
“Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara, nuk kishte përgjigje nga ne”, deklaroi Barbero.
Më tej Barbero shtoi se “Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë. Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e mirë, duhet të negociojmë një tjetër.”