Sherri për hetimet mbi vrasjen e Altin Balliut/ Thelbi i përplasjes niset…

0
265

Dosja e vrasjes së Altin Balliut në janar të vitit të shkuar është kthyer në një mollë sherri mes Gjykatës së Korçës dhe prokurorisë për shkak edhe të pretendimeve të familjarëve të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Një ditë më parë, Gjykata e Korçës i ka kthyer mbrapsht prokurorisë dosjen në fjalë me arsyetimin se hetimet ishin të mangëta.

Thelbi i përplasjes niset me klasifikimin e akuzës.

Abc Neës ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së Altin Balliut dhe ankesat e familjes së tij në KLP për prokurorin e çështjes.

Familjarët e Altin Balliut dhe avokati i tij kërkojnë nga prokurori Edmond Shytko që ta kategorizojë veprën si “vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”, ndërkohë që sipas tyre prokurori Edmond Shytko e ka klasifikuar si “vrasje në kushtë të rënda psiqike”.

Klasifikimi i veprës penale mund t’i shtojë ose kursejë disa vite të mira burgu të akuzuarit Olger Mustafa, i cili u dorëzua në polici disa muaj më parë.

Familjarët i kanë dërguar një ankesë edhe KLP-së për prokurorin Shytko duke theksuar se ai po favorizon vrasësin e të afërmit të tyre.

Në letër, familjarët kërkojnë nga KLP që të ripyetën të gjithë të pranishmit në vendin e ngjarjes si edhe të shikohen nga fillimi të gjitha videot e bizneseve aty pranë.

Sipas tyre, kjo gjë do të vërtetojë se vrasja e Altin Balliut ka qenë me dashje dhe jo në “kushte të rënda psiqike” siç e ka klafisikuar prokurori.

Kjo është hera e dytë që gjykata e Korçës kthen dosjen e vrasjes së Altin Balliut duke kërkuar plotësimin e hetimeve.

Balliu u vra në janar të vitit që lamë pas një sherri në një lokal.

Ngjarja sipas dosjes së siguruar nga Abc News:

Ne oren 21:20 te dates 17.01.2019, eshte marre informacion se ne lagjen nr. 10, blloku i Francezeve ka ndodhur nje konflikt dhe eshte qelluar nje person me arme. Informacioni eshte dhene me telefon ne numrin e emergjences 129 fillimisht per konfliktin e ndodhur ne kete vend dhe me pas per nje person qe ka qelluar me arme.

Nga verifikimi i informacionit rezultoi se ne brendesi te pallateve te bllokut te ri te sportit, Lgj. Nr. 10, Korce, eshte gjetur nje kufome e nje shtetasi te paidentifikuar dhe ne afersi me vendit te ngjarjes perballe me kufomen, jane gjetur 2 shtetas te quajtur Sajmir Spaho dhe Armando Sulollari.

Te dy keta shtetas jane shoqeruar ne komisariatin e Policise Korce, te cilet vec te dhenave dhe gjeneraliteteve te tyre nuk kane dhene asnje rrethane per ngjarjen apo te kishin njohje me viktimen.

Image

Nga nje automjet i parkuar ne vendin e ngjarjes eshte bere e mundur lidhja me ngjarjen, ku automjeti me targe AA947 VA, Mercedes Benz, ne pjesen e kofanos eshte konstatuar me nje vrime, e dyshuar se eshte krijuar me arme zjarri. Pas verifikimeve te targes se mjetit, u mesua se mjeti i perket Julian Dragotit. Ky shtetas ka dhene te dhena ne lidhje me gjeneralitetet e viktimes Altin Neshat Balliu.

Ne baze te pamjeve filmike, te cilat jane marre nga kamerat e sigurise ABCOM ShPK , e montuar ne faqen e murit te nje pallati perballe, te cilit tregon si ka ndodhur fillimi i konfliktit dhe sherrit, pra kronologjine e ngjarjes faktohet shtetasi Olgert Mustafes (i pandehuri ) dhe Erjon Çilla (bashkepunetori) per t’i marre jeten Altin Balliut.

Rezulton se ne vendin e ngjarjes eshte afruar nje automjet tip Golf V, nga i cili ka zbritur nje person mashkull dhe eshte drejtuar tek automjeti Mercedes Benz, ku ishin gjashte persona Guxim Dauti, Rigels Sinani, Altin Balliu, Armand Sulollari, Ilir Fero dhe shoku i Armandit qe quhet Gelsi, automjet, i cili ishte perballe automjetit tip Golf. Te dy mjetet kane bere sinjale me drita. Ne momentin e shkuarjes tek automjeti tip Mercedes Benz, drejtuesi i mjetit Golf, Olgert Mustafa, eshte konfliktuar dhe ka goditur me grushta shtetasin Rigels Sinani, i cili ndodhej i ulur ne sendilen e perparme te pasagjerit te mjetit tip Mercedes Benz dhe me pas eshte ndjekur per t’u kapur nga pasagjeret e tjere qe ndodheshin ne kete automjet. Drejtuesi i mjetit tip Golf V, ka mundur te largohet pasi ka demtuar dhe 2 mjete te tjera, nje automjet te parkuar dhe tjetri mjeti i personave qe u konfliktua.

Pas disa minutash, Olgert Mustafa ka marre sende te forta , leve metalike (xhiro makine) dhe me duke e goditur viktimen ne koke , duke i shkaktuar plage te renda dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes autori vepres penale Olgert Mustafa.

Ka rezultuar qe autori vepres penale pas largimit nga vendi ngjarjes ka telefonuar disa persona, i cili nder to eshte dhe shtetasi Erjon Çilla , i cili dyshohet e ky person ka sjelle dhe armen e krimit.

Image

Rreth dy minuta me pas Drejtuesi i GOLF V, Olgert Mustafa ka ardhur me arme zjarri ne dore dhe ka qelluar drejt dhe ne drejtim te disa personave qe ishin konfliktuar me pare, i cili duke kerkuar te gjente viktimen Altin Balliu pasi kete te fundit e kishte goditur edhe me leve metalike disa minuta perpara me qellim per ta vrare, pasi e ka konstatuar viktimen ka qelluar ne drejtim te tij duke lene te plagosur ne kembe e me pas perseri e ka ndjekur ate duke qelluar ne kraharor/gjoks , ne balle dhe pasi ka rene pertoke e qelluar nga pas koke , keshtu me kete te fundit duke arritur objektivin e tij per ekzekutimin ne menyre makaber, ç’njerezore, me pas eshte larguar nga vendi ngjarjes autori vepres penale Olger Mustafa si dhe Erjon Cilla.

Prokuroria e Rrethit Gjyqesore Korçe me dt. 08.07.2019 ka bere mbylljen e hetimeve ne ngarkim te autorit te vrasjes Olgert Mustafa, duke e cilesuar vepren penale si “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 te Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 te K.Penal.

Perfundimin e hetimeve ne mungese te nje procesverbali per inskriptimin e pamjeve filmike, permbajtjen kerkeses te pabazuar ne prova te vete dosjes se tij dhe cilesimi i gabuar i vepres penale passjellin pavlefshmerine e veprimeve hetimore per kete procedim penal dhe favorizimin haptazi nga prokurori te te akuzuarit Olgert Mustafa.

Konkretisht, hetimi eshte shtremberuar ne menyre te qellimshme duke favorizuar autorin e krimit dhe duke e bere viktimen te duket si nxites i konfliktit, ne nje kohe qe aktet ne dosje provojne se eshte autori ai i cili ka sulmuar tre here viktimen dhe grupin e shokeve te tij.

Ne rastin e pare te sulmit, autori ka shkuar prane makines se viktimes dhe ka goditur me grusht shtetasin Rigels Sinani, me pas ka shkuar te makina e vet dhe ne momentin qe eshte larguar me makine ka goditur me makine shtetasin Ilirjan Fero, i cili ishte ne kembe jashte makines, dhe gjithashtu ka goditur dhe makinen ne te cilen ndodhej Altini me shoket e tij. Pas ketyre veprimeve, viktima se bashku me shoket e vet nuk jane larguar nga vendi i ngjarjes duke pritur te vinte policia per te sqaruar rrethanat e ngjarjes qe kishte ndodhur.

Ne rastin e dyte, mbas disa minutash autori kthehet perseri ne vendngjarje dhe kesaj rradhe ka patur me vete nje send metalik me te cilin godet ne koke, Altin Balliu dhe largohet perseri ne drejtimin nga kishte ardhur.

Ne rastin e trete, autori i krimit, Olgert Mustafa, ka telefonuar fillimishte disa persona, si dhe shokun e tij qe dyshohet te kete sjelle armen e zjarrit shtetasi Erjon Çilla , pasi ne analize po te kishte patur arme me vete ne momentin e dyte i cili ka shkuar tek makina e tij nuk do te kishte marr leven metalike por armen metalike, kjo vertetohet nga e gjitha kronologjia e ngjarjes dhe fashikullit gjyqesore.

Autori i vrasjes tashme kthehet i armatosur me arme zjarri, rikthehet per te treten here tek vendi i ngjarjes nderkohe qe Altin Balliu ishte duke u larguar bashke me shoket e tij nga vendi i ngjarjes, pasi ishte i plagosur nga goditja me leven metalike.

Olgert Mustafa ka ardhur me arme zjarri ne dore dhe ka qelluar drejt dhe ne drejtim te disa personave (shoket e viktimes te sipercituar i cili me pare edhe i kishte goditur) qe ishin konfliktuar me pare, i cili duke kerkuar te gjente viktimen Altin Balliu pasi kete te fundit e kishte goditur edhe me leve metalike disa minuta perpara me qellim per ta vrare, pasi e ka konstatuar viktimen ka qelluar ne drejtim te tij duke e lene te plagosur ne kembe e me pas perseri e ka ndjekur ate duke qelluar ne kraharor/gjoks , ne balle dhe pasi ka rene pertoke e qelluar nga pas koke, duke i shkaktuar vdekjen. (Bazuar edhe ne deklarimet e bera te personave qe kane dijeni mbi ngjarjen dhe pamjeve filmike).

Bazuar ne aktin ekspertimit mjeko-ligjore nr. 07 date 17.01.2019 duke u mbeshtetur ne te dhenat e pershkruara ne kete akt, nga ana e eskpertit mjeko-ligjore te IML eshte arritu ne konkluzionin se:

1. Ne trupin e shtetasit Altin Balliu u konstatuar : (1,2,3,4,5) plage depertuese, 2 ne koje, ne ne nivelin e gjoksit, nje ne kofshe, nje ne nivelin e kyqcit te dores, me karakteristikat e pershkruara ne akt, 6 (gjashte) plage ne koke me bzue te crregullta, dermishje, ekimoza me karakteristikat e pershkruan ne akt.

2. Demtimet e pershkruara (1,2,3,4,5) jane shkatuar nga qitje me arme zjarri, demtimet e pershkruara ne piken 6 jane shkaktuar me mejt te forte mbretes.

3. Shkaku i vdekjes se shtetasit Altin Balliu ka qene kontuzion i trurit dhe gjoksit, si pasoje e kalimit te predhave me energji kinetike te larte duke depertuar ne organet vitale te njeriut.

Bazuar ne aktin ekspertimit mjeko-ligjore nr. 18 date 20.01.2019 duke u mbeshtetur ne te dhenat e pershkruara ne kete akt, nga ana e eskpertit mjeko-ligjore te IML eshte arritu ne konkluzionin se:

1. Tek shtetasi Rigels Sinani u konstatuan ekimoze e kapakut te siperm te syrit te djathte dhe edeme e indeve te tij me karakteristikat e pershkruara ne akt.

2. Keto demtime jane shkaktuar me mjet mbretes sic mund te jete goditja me grusht.

3. Demtimet e mesiperme kategorizohen ne ato demtime te cialt shkaktojne paaftesi ne pune deri ne masen 9 (nente dite).

Bazuar ne aktin ekspertimit daktiloskopik nr. 1340 date 21.01.2019 ne kqyerjen e mejtit me targe AA 269 UB nga ana e eskpertit kriminalist te IPSH eshte arritu ne konkluzionin se:

1. Gjurma papilare e pasqyruar ne fotografine me mbishkrimin e germes “B”, objekt ekspertimi, e fiskuar ne vendgjarje: Kqyerje automjetit me targ AA 269 UB dates 18.01.2019 ne Korce , eshte formuar nga gishti tregues i dpres se djathte te shtetasit Olger Mustafa.

2. Gjurma papilare e pasqyruar ne fotografine me mbishkrimin e germes “A”, objekt ekspertimi, e fiskuar ne vendgjarje: Kqyerje automjetit me targ AA 269 UB dates 18.01.2019 ne Korce , nuk eshte formuar nga gjurmet papilare te shtetasve Olger Mustafa, Luan Dulelali, Julian Skoti,Lulezim Metolli, Armant Sulollari, Rigels Sinani, Saimir Spaho, Julin Dragoti, Maksim Mbroci, Altin Balliu.

Bazuar ne aktin ekspertimit daktiloskopik nr. 1262 date 21.01.2019 ne kqyerjen e mejtit me targe AA 947 VA nga ana e ekspertit kriminalist te IPSH eshte arritur ne konkluzionin se:

1. Gjurma papilare e pasqyruar ne fotografine me mbishkrimin e germave “A” “B”, objekt ekspertimi, e fiskuar ne vendgjarje: Kqyerje automjetit me targ AA 947 VA te ngjarjes se dates 17.01.2019 ne Korce , eshte formuar nga gishti i madh i dores se majte te shtetasit Julian Dragoti.

Bazuar ne aktin ekspertimit biologjik ADN nr. 6467 date 27.03.2019 te tamponeve te gjakut te marra si si prova materiale kampion gjaku, nga ana e ekspertet biologe te IPSH eshte arritu ne konkluzionin se:

1. Tre njollat me ngjyre te kuqerremte (prove materiale 1,2,3) objekte te ketij ekspertimi, marre dhe fiksuar me piketat 3,10 dhe 11, ne vendngjarje, jane njolla gjaku njeriu.

2. Nga njollat e gjakut (prove materiale 1 ), objekt ekspertimi , marre dhe fiksuar me piketen 3 ne vendngjarje , u pertua nje profil human i plote i seksit mashkull , i cili eshte identik me profilin human gjenetik te pertuar nga kampione gjaku (prove materiale 1),model krahaimi, marre kufomes se shtetasit Altin Balliu.

3. Njollat e gjakut (prove materiale 2,3), objekte ekspertimi, fiksuar me piketat Nr,10 dhe 11, ne vendngjarje , nuk u analizuan me analizen e ADN-se , per mungese reagentesh.

Bazuar ne aktin ekspertimit biologjik ADN nr. 6469 date 27.06.2019 te tamponeve te gjakut te marra si prova materiale xhiro makine dhe teshat nga ana e ekspertet biologe te IPSH eshte arritu ne konkluzionin se:
1. Se ne xhiron baki te makine dhe ne kapucin (prove materilae 1,2) objekt ekspertimi, marre ne vedngjarje, fiksuar me tab 6,7, nuk ka njolla gjaku apo fije floku.
2. Se ne xhiron baki te makine dhe ne kapucin (prove materilae 1,2) objekt ekspertimi, marre ne vedngjarje, fiksuar me tab 6,7, nuk ka mbetje te vlefshme per idnetifikimin individual me analizen e ADN-se.

Bazuar ne aktin ekspertimit biologjik ADN nr. 6470 date 27.06.2019 te tamponeve te gjakut te marra si si prova materiale tek mjeti me targe AA 296 UB, nga ana e ekspertet biologe te IPSH eshte arritu ne konkluzionin se:
1. Nga mbetjet marr me tampon ne tiom dhe ne pjesen e dorezes se sediljes se shoferit (prove materiale 1,2) objekte te ketij eskpertimi, nuk u perfita asnje profil gjenetik human.

Bazuar ne aktin ekspertimit biologjik ADN nr. 671 date 05.07.2019 te tamponeve te gjakut te marra si prova materiale tek mjeti me targe AA 946 VA , nga ana e ekspertes biologe te IPSH eshte arritu ne konkluzionin se:

1. Njollat me ngjyre te kuqerremte ne tamponet 1,2,3 (prove materiale 1,2,3),objekte ekspertimi , jane njolla gjaku njeriu.

2. Nga njolla e gjakut ne tamponin nr.1 (prove materiale 1),objekt i ketij eskpertimi , u perftua nje profil gjenetik human miks i pjeshem i dy personave te seksit mashkull, me karakteristika te pershkruara ne akt Tab.1, i ndryshem nga profili gjenetik te kufomes shtetasit Altin Balliu, ekzaminuar me akt te vecante nga ana jone .

3. Nga njollat e gjakut ne tamponin nr.2 (prove materiale 2), objekt i ketij ekspertimi , u perftua nje profil gjenetik human me shenja miksi i seksit mashkull , me karakteristikat pershkruara ne akt Tab.1, ku kotribuesi kryesor eshte i njejti me profilin gjenetik te kufomes shtetasit Altin Balliu, ekzaminuar me akt te vecante nga ana jone .

4. Nga njollat e gjakut ne tamponin nr.3 (prove materiale 3), objekt i ketij ekspertimi , u pertua nje profil gjenetik human i pjesshem korrespondues me profilin gjenetik te kufomes shtetasit Altin Balliu , ekzaminuar me akt te vecante nga ana jone .

5. Mbetjet eqlizore marre me tampone 4,5, objekte te ketij ekspertimi , nuk jane te vlefshme per identifikimin individual me analizen e ADN-se.

Prokurori nuk ka vleresuar provat ne vendngjarje, duke shmangur akuzen per demtimin e shtetasit Ilirian Fero, goditur me makine nga autori, sic e pershkruam me lart, nuk eshte ngritur akuze per vrasje me dashje ne rrethana cilesuese hkunder dy ose me shume personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave ne bashkepunim sipas nenit 79/dh/ë dhe neni 25 te Kodit Penal.

Ne hetime nga ana e organit te akuzes jane shkelur te gjitha te drejtat e viktimes, parashikuar nga neni 58 i Kodit te Procedures Penale. Qe ne 17 Janar 2019, qe ka ndodhur vrasja, dhe deri ne sancen e kaluar, nuk jemi njohur me asnje te drejte qe na jep ligji, pavaresisht kerkeses tone me shkrim qe i kemi derguar organit te Prokurorise. Autori eshte akuzuar per vrasje me dashje dhe ne nuk na eshte dhene asnje e drejte per tu njohur me veprimet proceduriale dhe pastaj te paraqesnim provat dhe pretendimet tona apo memo si e parashikon neni 327 te K.Pr.Penale , brenda 10 diteve . Autori e ka qelluar me arme zjarri nga larg ne drejtim te Altinit dhe shokeve te tij te sipercituar ku nje nga plumbat ka goditur Altinin ne kembe , dhe kjo ka bere qe ai te mos largohej me shpejtesi , ashtu si jane larguar shoket e tij . Autori eshte afruar tek Altini dhe ka qelluar me gjakftohtesi , disa here nga afer Altinin duke e lene te vdekur ne vend. Sic del edhe nga perfundimi i hetimeve, veprimet e prokurorit jane te qellimshme per te favorizuar te pandehurin, duke kerkuar vrasje me dashje sipas nenit 76 te Kodit Penal dhe jo per “vrasje me dashje ne rrethana cilesuese kunder dy ose me shume personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, ne bashkepunim sipas nenit 79/dh/ë dhe neni 25 te Kodit Penal., pasi eshte vene ne rrezik edhe jeta e disa personave te tjere shokeve te viktimes.

Nderkohe qe ne faktojme vrasje me dashje ne rrethana cilesuese kunder dy ose me shume personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, ne bashkepunim sipas nenit 79/dh/ë dhe neni 25 te Kodit Penal, pasi autori fillimisht ka goditur shoket e viktimes dhe me pas eshte kthyer per te marr leve metalike xhiro makine duke goditur viktimen , me pas eshte larguar nga vendi ngjarjes duke marr armen e zjarrit ne bashkepunim me shtetasin Erjon Cilla, i cili e ka ndihmuar duke u dyshuar se ka sjell armen , duke e ndihmuar moralisht dhe fizikisht dhe ky i fundit e ka goditur me grushte shoket e viktimes. ( deklaruar dhe nga ky i fundit, i cili fillimisht e ka mohuar para OPGJ qe eshte ndodhur ne ngjarje, por ne momentin qe nga ana e OPGJ jane paraqitur pamjet filmike e ka pohuar faktin qe shkoj per te ndihmuar mikun e tij Olger Mustafa) , autori i vepres penal ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te gjitha personave qe ndodheshin aty ne vendgjarje, me pas i eshte drejtuar me arme zjarri shtetasit Julian Dragoti dhe Sajmir Spaho , te cilet jane ndjer ne rrezik per jeten, nuk i ka qelluar por ka vazhduar duke ndjekur nga mbrapa viktimen , i cili ka shtene disa here mbi viktimen duke e plagosur fillimisht dhe pastaj e ka qelluar edhe nga afer ne gjoks dhe ne koke.

Sjellim ne vemendje profilin kriminal te autorit, i cili ka shfaqur rrezikshmeri te larte, edhe sipas te dhenave, ne qytetin e Korces ai ka qene i perfshire ne ngjarje te renda kriminale dhe kishte pak kohe para kesaj ngjarjeje qe kishte dale nga burgu nepermjet nje vendimi per vuajtje denimi ne shtepi, te po kesaj gjykate per te njejten veper penale te parashikaur nga neni 79/ë-22 te K.Penal

Nderkohe, profili i te ndjerit Altinit Balliu, nuk perputhet me pretendimet e prokurorit, si dhunues apo shkak konflikti me autorin, pasi Altini nuk ka qene asnjehere, gjate gjithe jetes se tij, i shoqeruar per cfardo lloj arsyeje as ne policine ne Shqiperi dhe as ne Greqi ku ka jetuar si emigrant.

Burimi: abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here