Kreu i Partisë Republikane, njëkohësisht ish-ministër i Mbrojtjes ka komentuar ditën e sotme tensionet mes SHBA-së dhe Iranit dhe sa rrezikohet Shqipëria. Duke folur përballë gazetares Armela Ferko, Mediu është shprehur që Shqipëria duhet të përgatitet për të mbrojtur veten dhe nuk duhet të presë që të sulmohet e më pas të mbrohet nga NATO.
“Ka një raport zhvillimesh me Iranin. Khomein e dëgjova që tha se Shqipëria në bashkëpunim me opozitën kanë bërë sulme terroriste duke ulur çmimin e naftës. Këtu nuk qëndrojnë. Iranianët në Shqipëri kanë mbërritur me qëllim që të ndihmohen në mënyrë humanitare. Në Shqipëri u parandalua një tentativë për akt terrorist në Shqipëri. Bazuar në këto informacione dhe të tjera më sekrete, u dëbua ambasadori dhe një pjesë e personelit të Iranit. Nisur nga fakti se ka pasur precedentë të mëparshëm, atëherë edhe ne jemi të rrezikuar. Ne duhet të bëhemi gati që të mbrojmë veten tonë, duke të parandalojmë sulmet kibernetike. Ne nuk duhet të presim që të sulmohemi e të na mbrojë NATO”,- tha Mediu.
Ai shtoi se “çdo ditë presidenti i SHBA-së merr një material nga shërbimet e Inteligjencës. Në Shqipëri presidenti drejton Komitetin e Sigurisë Kombëtare, por ai nuk ka asnjë vendimmarrje. Ne kemi një nivel të mirë të Forcave të Armatosura, por ne duhet që të kapim 2% e buxhetit që ti kalojnë ushtrisë. Duhet patjetër që të investojnë në strukturat e mbrojtjes, pasi është investim në kohë.Ne duhet të bashkëpunojmë me vendet e tjera, mund të bashkëpunojmë shumë mirë me Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi apo vende të tjera’, u shpreh kreu i PR-së Fatmir Mediu në SYRI TV