U denoncua se merrte para për provimet/ Del në dritë e vërteta, pedagogu kunati i anëtares së KPK…

0
158

Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq në një video të emisionit “Stop”, ku i merrte një studenteje 150 Euro dhe i premtonte se do i ndyshonte notën e provimit, nga 4 në 8.

Por kush është pedagogu Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët. Po sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

Sipas emisionit në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyri dhe e ndryshon duke e çuar në 8.

“Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.

Një ditë më parë, në emisionin investigativ “STOP” u publikua një video e pedagogut të urgjencës mjekësore, Besnik Faskaj, i cili i mori 150 euro një studente për t’i bërë notën e provimit nga 4 në 8.

Ndërkohë, ai është pezulluar, dhe SPAK ka marrë pamjet filmike për të nisur hetimet. Por kush është profesori Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët, raporton Tirana News.

Ndërkohë bashkëshorti i Almës, Idajet Faskaj mban një detyrë të lartë në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

BISEDA E STUDENTES ME PEDAGOGUN

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe… A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.
(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është… Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!
Në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyn dhe e ndryshon duke e çuar në 8. Sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here