Një shofer spanjoll përplasi makinën e tij në një kishë dhe u fut me të brenda pasi pretendonte se ishte zotëruar nga djalli.
Burri e futi xhipin e tij përmes derës së kishës në Sonseca në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Policia thotë se ata gjetën burrin e shqetësuar dukshëm pranë altarit, duke pretenduar se ishte i vetmi vend ku ai do të ishte i sigurt nga ‘posedimi’ i tij.
Fotografitë brenda kishës San Juan Evangelista treguan Xhipin të parkuar brenda së bashku me dëmet e dukshme.
Fillimisht ai kishte hasur disa kalimtarë dhe pasi i kishte përzënë ata i dha gaz makinës duke u futur me shpejtësi bë të dhe duke shkatërruar plotësisht stolat dhe çdo gjë tjetër, fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz apo të lënduar.