Vrasja e gjeneralit iranian, SHBA gati të ndërmarrë hapin e radhës, i bën ofertën Iranit

0
125

Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani i acaroi së tepërmi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Iranianët u kundërpërgjigjën ndaj aktit të SHBA duke sulmuar me raketa bazën ushtarake të amerikanëve.

Por duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen me çdo kusht që të ulin gjakrat dhe që të mos ketë luftë. Sipas “BBC”, në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u ulur në dialog me Iranin.

“SHBA është e gatshme të negociojë “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Për këtë ofertë të SHBA ka reaguar edhe ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi. Ai e cilësoi atë të pabesueshme, përderisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here