“Air Albania Stadium” do te mbushet sot nga 8 mijë tifozë për të ndjekur nga pranë eventin bamirës të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë dhe që do të shohë përballë ekipet e fillim viteve 2000 të kuqezinjve, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Dy skuadrat e para që do të zresin në fushën e lojës do të jetë skuadra e Shqipërisë dhe ajo e Italisë.
SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare. Trajner: Ilir Shulku.
ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone.
Trajner: Xhani De Biazi