Irani ka pastruar vendin ku u rrëzua një avion pasagjerësh ukrainas, duke u marrë jetën 176 personave. Pastrimi i rrënojave vjen përpara se hetuesit nga Ukraina të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
Avioni Boeing 737 u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit. Menjëherë pati dyshime për ngjarjen, pavarësisht se Irani tha se bëhej fjalë për një defekt teknik.
Të dhënat e shërbimeve të inteligjencës amerikane sugjerojnë se avioni është qëlluar me dy raketa të markës ruse. Irani i ka mohuar këto deklarata, duke thënë se janë një gënjeshtër e madhe.
Ka dyshime se Irani ka menduar se avioni i pasagjerëve ishte bombardues amerikan.
Megjithatë Irani thotë se do të dorëzojë kutinë e zezë të avionit. Ende nuk dihet se sa është dëmtuar kjo kuti.