Ngjarja shokuese: Gruaja tenton të vrasë ish-pronarin e TV! Reagon Adelina Tahiri…

0
163

Një ngjarje e rëndë, e cila ka ndodhur më 3 janar, ndonëse është bërë publike së fundmi, ka tronditur familjen e këngëtares Adelina Tahiri. Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, ish-pronari i Era TV (televizion në Shkup që transmeton përmbajtje në gjuhën shqipe), njëkohësisht daja i Adelinës, Abdullah Mehmetaj, është goditur nga bashkëshortja, Arlinda Mehmetaj, në tentativë për ta vrarë.

Në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja konfirmon ngjarjen duke shkruar “Dajo jemi me ty

Sipas mediave lokale në Maqedoninë e Veriut, ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë. Pasi ishin shtirë për të fjetur, Abdullah Mehmetajt i kishte dalë gjumi për shkak të një jastëku të vendosur në fytyrë për t’i bllokuar frymëmarrjen. Mësohet se bashkëshortja e kishte lidhur Mehmetajn te këmbët dhe duart, megjithatë ai mundi të lirohej.

Pasi mori veten nga vështirësitë dhe shtrëngimet në frymëmarrje, Mehmetaj zbriti në katin e parë të banesës, vend ku ishte fshehur bashkëshortja, e cila e goditi disa herë me çekan.

Në një prononcim për gazetën “Koha”, Abdullah Mehmetaj u shpreh se është jashtë rrezikut për jetën dhe konfirmoi rastin në fjalë. Sipas tij, arsyeja e ngjarjes së rëndë ka qenë pasuria. Ai theksoi se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë, është vendosur si kusht që Arlinda duhej të kujdesej për të sa të jetë gjallë.

Referuar mediave lokale në Maqedoninë e Veriut, Arlinda Mehmetaj është lektore në kolegjin AAB në Prishtinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here