Ndonëse Luana, Marina dhe Xheni nuk reaguan ndaj postimeve në revistën e Alketës, kanë qenë fansat që i kërkuan të mos merret me motrat Vjollca.
“Mos u ngatërro me motrat Vjollca,”- i shkruan një komentues.
Ndërsa Alketa iu përgjigj: “Janë super yje i duam.”
Një tjetër ndjekës, duke e klasifikuar si një llafazane, i tha se i ka dalë boja dhe se të gjithë e urrejnë.
“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane,”- shkroi komentuesi.
Por Alketa reagoi duke thënë se është turp dhe se zhytja me thellë do sjellë mbytjen e tyre.
“Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty,”- shkroi ajo.