Sociologu: Martesat e dobëta, çerdhet e krimeve. Familja është kthyer në një spital psikiatrik!

0
127

Sociologu Gëzim Tushe sheh dobësimin e martesave si një nga arsyet kryesore pse janë shtuar kaq shumë krimet në familje.

Duke marrë shkas edhe nga vrasjet e ditëve të fundit brenda familjes, Tushe tha për “FaxNews” se e gjitha kjo vjen për shkak të kalimit nga martesa tradicionale në atë moderne apo edhe për shkak të lidhjeve martesore në moshë të re.

“Shkaqet kryesore të dhunës në familjet shqiptare janë shumë. Së pari është kalimi nga familja e dikurshme në këtë të sotshmen që është një familje më liberale. Procesi i martesës është e dyta, një pjesë e madhe e dhunës vjen nga martesa sepse pjesa më e madhe bëjnë lidhje sipërfaqësore. Është dobësuar martesa.

Ndikojnë edhe martesat në moshë të hershme, bëhen nën tundimet e seksualitetit, pa përgjegjësi, me mendjelehtësi. Këto janë çerdhe të dhunës dhe janë shoqëruar me pasoja sociale të dukshme, siç janë varfëria, papunësia, etj.. Nëse duam të rregullojmë shëndetin e shoqërisë shqiptare, duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe familjes. Kjo mund të bëhet përmes arsimimit, përmes socializimit, përmes ndikimit të medias”, tha ai.

Sipas Tushes, familja sot ngjan me një spital psikiatrik ku njerëzit po sulmojnë njëri-tjetrin. Ai shtoi se kujdesi ndaj familjes është dobësuar shumë dhe prandaj krimet po vijnë në rritje.

“Ngjarje të tilla janë dramatike e tragjike që nuk po ndahen shoqërisë tonë dhe po e helmojnë shoqërinë. 80% e këtyre krimeve po kryhen në familje. Në vend që familja të ishte një vatër e ngrohtë, e komunikimit, e dialogut, e tolerancës, e humanizmit, për fat të keq familja shqiptare ka filluar të bëhet një institcuokn shumë problamtik dhe po gjenerohet një numër i madh i krimeve duke e kthyer në një spital psikiatrik ku njerëzit sulmojnë njëri-tjetrin.

Shëndeti i keq i familjes shqiptare, krimi në familjen shqiptare, po ndikon edhe tek dobësimin e shëndetit të shoqërisë shqiptare në tërësi. Institucioni që po pëson degradimin më të madh është vetë familja. Kjo do të thotë që edhe kujdesi ndaj gfamiljes është dobësuar”, deklaroi Gëzim Tushe për “FaxNews”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here