Djegia e spitalit / Dalin pamjet e panikut, zbulohet shkaku i zjarrit…

0
104

Zjarri ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të së shtunës.

Burimet bëjnë me dije se shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, te reparti i neurologjisë, dhe më pas është përhapur edhe në katin e dytë, të tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik.

Rreth 100 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Pas më shumë se 3 orë ndërhyrje nga forcat e Zjarrfikëses së qytetetit, Portit dhe efektivëve blu është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e zjarrit, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

5 pacientë janë dërguar në Tiranë, pasi nuk ka pasur oksigjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here