Dy persona përfunduan në pranga e policisë greke të Kosturit pasi u kapën me 26 kg marijuanë në automjet.
Janë arrestuar shoferja 36- vjeçare greke dhe pasagjeri shqiptar. Gazetarja Shpresa Dine raporton se automjeti vinte nga kufiri i gjelbër dhe brenda tij u gjet droga e vendosur në 25 pako so dhe 2 celulare dhe 2 karta SIM.