Liverpuli vazhdon të dhurojë spektakël në Premier Ligën angleze. Mposhti me rezultatin minimal 0-1, Totenhemin e Joze Murinjos.
Goli i Firminjos në minutën e 37-të, i siguroi triumfin e radhës të kuqve, të cilët e shohin veten në kuotën e 61 pikëve, me një diferencë +16 nga ndjekësit e Lestërit.
Skuadra e Jyrgen Klopit është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Londër. Ata kanë arritur të marrin 6 fitore dhe 3 barazime. Fituesit e Championsit arritën ditën e sotme fitoren e katërt radhazi në kryeqytet dhe kjo ishte hera e parë pas vitit 1989.